Jemi në Lushnje në lagjen “18 tetori” me qytetarin Julian Shehu.Ai tregon, se jeton në Gjermani e në Lushnje ka tre shtëpi, të vetën, të motrës dhe një tjetër të pabanuar, të treja në një oborr.Një ditë e njoftojnë, se ishin shqyer dritaret dhe janë vjedhur shtëpitë, ndaj ai kthehet. Juliani thotë, se i janë vjedhur sende me vlerë 12 milionë lekë.Juliani arriti ta kapë njërin prej grabitësve dhe ta mbajë të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.Grabitësi rezultoi të ishte Maringlen Gashi, 30 vjec nga Plugu, nga komuniteti Rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi, se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe.Por policia e la të lira pas një ore.
Për vjedhjen e banesave të tij në Lushnje, qytetari Julian Shehu, me kamera të fshehtë, interesohet tek oficeri i policisë gjyqsore, ku i thonë, që edhe ai vetë duhet të zbulojë ndonjë gjë për hajdutin.Ne interesohemi tek specialisti i zonës, i cili thotë, se materialet për ngjarjen i kanë shkuar prokurorisë.Të njejtën përgjigje na jep edhe shefi i komisariatit.Zëdhënësja e Policisë Fier Egi Doko na shpjegon, se hajduti i parë, i lënë në gjendje të lirë, trajtohet si përdorues droge dhe jo si hajdut, ndërsa i dyti është në kërkim.Edhe pse qytetari e kapi vetë dhe ia dorëzoi policisë grabitësin e banesave të tij, kjo e fundit e pa të arsyeshme ta linte të lirë.