Qëlloi një grua në Peshkopi dhe iku në Itali, pakujdesia në hotel i kushton 29-vjeçarit

Një 29-vjeçar shqiptar u kap dhe arrestua në Campodarsego të Padovas, në Itali, pasi kërkohej nga policia shqiptare për tentativën e vrasjes së një gruaje, ngjarje kjo e ndodhur më 22 nëntor të vitit të shkuar në Peshkopi.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 29-vjeçari ishte arratisur nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes në fjalë. Por arratia e tij mori fund më datë 4 Shkurt, në një hotel të Campodarsego, ku kishte shkuar për të kaluar natën.

Gjatë regjistrimit në bazën e të dhënave të hotelit, u ndez alarmi për forcat e rendit, që kishin në urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Në pak minuta, një patrullë shkoi në ambientet e hotelit, duke e prangosur 29-vjeçarin i cili nuk bëri asnjë rezistencë. Ai ndodhet tashmë në qeli, në pritje të procedurave për ekstradim drejt vendit tonë.

 

Të Fundit