Florjan Zani, një personazh shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok në Greqi është arrestuar nga policia vendase për ofendime dhe abuzime ndaj personave me aftësi të kufizuara.
35-vjeçari shqiptar ofendonte gjatë transmetimeve live personat me aftësi ndryshe me qëllim rritjen e shikueshmërisë dhe përfitimit financiar.
Zani u arrestua mesditen e të martës ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
35-vjeçari akuzohet për racizëm, dëmtimin fizik të personave vulnerabël dhe fyerje.
Me mijëra ndjekës në rrjete sociale, Zani akuzohet gjithashtu se kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.
Policia bastisi ambientet ku shqiptari zhvillonte transmetimet live.
Mediat greke bëjnë me dije se kë cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë, hard disqe dhe programe kompjuterike.
Hetimet pritet të vijojnë në lidhje me abuzimet e dokumentuara që mund të jenë kryer nga 35-vjeçari shqiptar.