39-vjeçarja tenton të korruptojë policin e Rrugores/ I hiqet leja e drejtimit, gjobitet me 35 mijë Lekë

Pesë shoferë janë vënë në pranga nga policia rrugore e Tiranës, pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët. Ata përpiqen tu ofrojnë ryshfet punonjësve të policisë pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mes të arrestuarve ka edhe shofere, siç është rasti i kësaj 39-vjeçareje.

Ajo përpiqet të korruptojë efektivin e policisë, pasi u gjet në tre shkelje të rregullave të qarkullimit.

39-vjeçarja u arrestua dhe përveç tërheqjes së lejes së drejtimit dhe zbritjes tre pikë në patentë, u ndëshkua edhe me 35 mijë Lekë gjobë.

Nuk mungon edhe një rast me një shofer që pi alkool brenda në makinë teksa kontrollohet nga policia. Pas verifikimit edhe ai u vu në pranga.

Mes të ndaluarve është edhe një tjetër drejtues mjeti, i cili tenton të korruptojë efektivët në vlerën e 50 mijë Lekëve.

 

 

Të Fundit