Dhunoi nënën e tij dhe tentoi të pë*dhunojë motrën 16-vjeçe, arrestohet 26-vjeçari në Fier

DVP Fier/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të planit operacionial të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë zbuluan një tjetër lokal ku viheshin baste sportive, me celularë.

Në lokalin në pronësi të shtetasit V. S., 29 vjeç, në lagjen “Çlirimi”, u panë shtetasit S. H., 30 vjeç dhe A. B., 61 vjeç, teksa vinin baste sportive, me celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 këta shtetas, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të kryer kontrolle në automjetin e tij, ku u gjetën 13 fishekë arme gjahu.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit