Lushnje/ 18-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë, policia merr nën hetim burrin: Shkak dyshohen konfliktet

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin Entilo D. Për këtë të fundit, policia ka nisur procedimin penal.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, raporton se e reja kishte një muaj që ishte martuar me 24-vjeçarin. Sipas informacioneve policore, bashkëshorti i saj ishte tepër xheloz dhe kishin zënka të vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit