Fiton tendera për mbetjet spitalore por s’ka pajisjen e punës, kompania punon me “mall kinez”

Në emisionin Stop sot do të investigojmë një kompani private e merret me mbetjet spitalore “Vale Ricyling” shpk. Sipas informacioneve kjo kompani prej vitesh fiton tendera për mbetjet spitalore por në fakt i mungon pajisja Econos që djegë këto mbetje. Duke iu referuar të dhënave që vetë kompania ka deklaruar, Stop la identifikuar një faturë e cila tregon blerjen e një pajisje djegje të ardhur nga Kina dhe jo Italia vendi ku ai prodhohet. Për të qenë transparent ne kemi kërkuar informacion nga kompania, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Për këtë skandal Stop informoi institucionet ku fillimisht u ndalëm te drejtoresha e AKM Arta Dollani e cila pranoj se grupi i inspektimit ka konfirmuar mungesën e kësaj pajisje.

Stop gjithashtu pret edhe pergjigje nga MSH dhe KPP institucione te cilat duhet te reagojne se pse po i jepen mbetje spitalore ketij subjekti i cili ska me cfare i asgjeson. Se fundi do te ndalemi tek nje piste tjeter e Vale shpk e cila ne nje prej tenderave qe ka marre pjese ka denoncuar rivalin e vet me pretendimin qe nuk plotson kriteret . Spak ka nisur hetimet menjëherë duke krujuar presion tek KPP të anulloj tenderin. Ne kete faze Spak nuk duhet te kishte nisur hetimin sepse ne ate faze qe u be denoncimi nuk ishte shpallur fituesi dhe nuk kishim pasoja. Sipas avokat Arben Llangozit, Spak duhet te kishte nisur hetimin kur fakti te egzistonte dhe jo duke hamendesuar se cfare do te ndodhe ne te ardhmen.

Të Fundit