Hapen bastet online, votimi në 8 shkurt, ulet mosha e pjesëmarrësve në 18-vjeç

Në seancën e 8 shkurtit Kuvendi parashikohet të votojë ligjin për lejimin e basteve online.

Në ndryshime mosha e pjesëmarrësve shkon në mbi 18 vjeç nga 21 që ishte më parë.

Ndërsa për lotaritë kërkohet që në 40 për qind e xhiros ti kthehet lojtarëve

Javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do ti hapë rrugën ligjit për lejimin e basteve online.

Në Komisionin e ekonomisë u diskutuan detajet e fundit të ndryshimeve.

‘’Në mënyrë që me 8 shkurt, cështja të shkojë në seancë parlamentare’’.

Mosha e pjesëmarrësve nga 21 vjeç që ishte më herët do të ulet.

‘’Propozimet janë për të ulur moshën nga 21 në 18 vjec’’.

Për të ulur kostot e kompanive që kanë lotarinë kombëtare në pikat e shitjeve me pakicë nuk do të ketë nipte sekondare.

Një ide u hodhe edhe për lejimin e kazinove online.

‘’Për hapjen e kazinove online duket që ndërhyrja për ta bërë realitet një gjë të tillë është e vështirë’’.

Po ashtu është kërkuar që për lotarinë 40 për qind e shumës qakulluar ti kthehet lojtarëve si fitim.

 

Të Fundit