Qytetarët të cilët do të pajisen me patentë do i duhet që të paguajnë më tepër. Ky vendim ka hyrë në fuqi që prej 16 janarit dhe bëhet fjalë për çmimin e “kartonit”, për të cilin do të paguajnë jo 3500 lekë sa dhe ka qenë më herët, por 4500 lekë.
Ndërsa, sa i përket ripërsëritjes së testit të teorisë çmimi është trefishuar. Kur më parë për të dhënë përsëri provimin e teorisë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë tashmë duhet të paguash 1200. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.
Gjithshtu mësohet se dhe një sërë të tjera shërbimesh janë rritur, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje”dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit.