Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korcë denoncon, se në nëntor 2023, disa nga bashkëmoshatarët e djalit të tij 12 vjec, e kanë shantazhuar kërcënuar dhe droguar të birin, duke e detyruar të vjedhë kursimet e familjes, rreth 65 milionë lekë.Ne kemi identifikuar 5 adoleshëntët përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe njëri prej tyre, Sandi Gjokasi, pranon përfshirjen e tij dhe të shokëve të tjerë në këtë akt.Vetë 12 vjecari tregon me detaje, sesi shantazhohej, kërcënohej dhe mori kokainë nën presion, dhe më pas u detyrua të paktën 10 herë të vjedhë në kasafortë 65 milionë lekë të vjetra kursime të babait dhe gjyshit të tij. Një nga autorët adoleshentë është nipi i Artanit, kushëriri i 12 vjecarit, dhe ka dyshime, se ai kishte dijeni për paratë në kasafortë.
Lidhur me aktin makabër të 5 adoleshentëve, që shantazhuan dhe droguan shokun e tyre, për ta detyruar më pas të vjedhë kursimet e familjes, policia e Korcës dhe opgj Andi Shuli, duket, se e kanë manipuluar këtë cështje. Adoleshëntët, autorë të krimit, janë marrë në pyetje, por janë lënë të lirë, me pretendimin, se paratë ua ka dhënë vetë 12 vjecari. OPGJ-ja nuk ka sekuestruar telefonat e të miturve, për të zbuluar prova të mundshme të shantazhit. Të miturit gjithashtu nuk i është bërë test droge dhe nuk është asistuar me psikolog, gjatë marrjes në pyetje.Nga ana tjetër, as prokurorja Ermira Prifti nuk ka pyetur babain dhe 12 vjecarin.Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuça, na tregon mangësitë në këtë rast skandaloz.Valbona Treska, kryetarja e Urdhrit të Psikologut, thotë, se ky fëmijë duhet të ishte asistuar, pasi trauma e tij është e rëndë, dhe vec shumës monetare, rrezikon edhe humbja e tij si personalitet.