Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit, nga një bashkëfshatar i Gështenjasit Pogradec. Ai tregon, se me autorin e vrasjes, kanë patur konflikte sporadike për rrugën e shtëpisë, që në periudhën 2008-2016. Syrjai tregon, se ai me dy vëllezërit jetojnë në SHBA, ndërsa Safeti i ndjerë ishte ishte kthyer në vendlindje prej një viti e gjysmë.Në shtator 2022 vrasësi Fatmir Manellari, hyn në oborrin e shtëpisë, kontrollon të hapë dyert e tre shtëpive të vëllezërve dhe më pas gjen Safeti dhe e godet befasisht tre herë me thikë, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë.Hetimi për këtë vrasje u dëmtua qysh në fillim, pasi policia, kamerat e sigurisëe i ka marrë pas 20 ditësh nga ngjarja.
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në shtator 2022, Prokurorja e Korcës, Irena Cunoti, edhe pse në dosje ka kamerat, ku tregohet vrasja me paramendim, ka ndryshuar veprën penale në vrasje me dashje në sherr e sipër. Ndryshimi i këtij formulimi, i ul rreth 15 vite dënim autoritt ë vrasjes, i cili mund të përdorë edhe gjykimin e shkurtuar, për t’ia hedhur lehtë krimit makabër.Nga ana tjetër ish-gjyqtari i Korcës Markelian Kuqo, pasi nuk kaloi vettingun, është sot avokat i autorit të krimit Fatmir Manellari.Për të treguar dinamikën e krimit monstruoz me paramendim, “Stop” publikon pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë, sesi 65 vjecari Safet Yskollari humbi jetën befasisht pas goditjeve me thikë, pa bërë asnjë lloj sherri apo konflikti me autorin e krimit.
Në studion e emisionit “Stop” kemi depërtuar me zinxhirë. Kjo, pasi deklarata e djeshme e ARRSH-së, njoftonte për rrugë të bllokuara, që kaloheshin vetëm me zinxhirë.Por në fakt, nga një vëzhgim në terren, rrugët ishin të lira.