Një 37-vjeçare është arrestuar në Fier, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas të përfshirë në këtë rast.
“Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja Flurime Avdulaj, 37 vjeçe, banuese në Fier.
37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.