Në konferencën vjetori, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe në lidhje me faktin nëse ish-kryeministri, Sali Berisha e ka thyer “arrestin në shtëpi” pasi komunikoi me simpatizantët e tij që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai jeton.
Unë nuk dua që kësaj çështje t’i jap një ngjyrimi politike, këto janë raste që këta persona e kanë me drejtësinë.
Pavarësisht se sa i përket këtij rasti është një denoncim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe qytetarit të kësaj Republike.
Vazhdoj të mbetem i bindu që rasti “Partizani” është një tipik si në librat e kriminalistikës.
Sot në Shqipërie përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment, për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, keni edhe këtë rastin tjetër, që besoj se e dini fare mirë, dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër i një funksionari publik i cili përdori firmën për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash.
Dua të them se kam dëgjuar shumë interpretime, kodi është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i procedurës thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjithë ndalimet qe edhe në arrestin me burg.
Këtu është ndarja e dy botëve sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shteti sa përket shtetasit në fjalë.
I takon institucioneve të tjera të bëjnë koment për këtë”, tha Balla.