3 punonjës të kompanisë tekstile Alba Converting, në qytetin e Fierit, që kanë punuar prej muajit qershor në këtë kompani, tregojnë, se nuk kanë marrë pagesat e muajit gusht, shtator dhe tetor. Përvec kësaj ata janë shkëputur nga puna tashmë, me arsyen, se kompania ka probleme. Punonjësit thonë, se kanë firmosur një kontratë, por ajo nuk është zbatuar. Menaxheri i firmës është një shtetas italian. Punëtorët thonë, se menaxheri u thotë, se do të paguhen së shpejti. Pozicionet e tyre të punës kanë qenë të ndryshme, zonjat tek pjesa e fasonerisë, ku prodhoheshin materialet për spitale dhe djali tek pjesa e makinerive. Njëri prej punëtorëve u drejtua tek Alba Converting, të bisedonte me ekonomistin dhe menaxherin, por i thanë sërish, se duhet të priste.Gazetarja e “Stop” mori takim me pronarin italian, i cili tha, se problemet i kanë ardhur nga rënia e euros.Por ai thotë, se do t’i likujdojë punëtorët, sapo të mundet.Ne iu drejtuam Inspektoriatit të punës, Drejtoria Rajonale Fier. Kjo zyrë ka bërë inspektime të vazhdueshme dhe e ka gjobitur firmën me 4 milionë lekë të vjetra për mospagesën ndaj punëtorëve.
Cmimi i gjelit të detit, simbolit të festës së fundvitit, është rritur shumë këtë vit.Ne ishim në tregun e gjelave të detit, për të pyetur kultivuesit e këtij shpendi, se me cfarë i ushqejnë, që është rritur kaq shumë cmimi. Të pyetur, nëse ushqimi i gjelit, është salmoni, fshatarët thanë, se salmonin nuk e njohin as për vete.
Vajzat e emisionit “Stop”, mesa duket nuk dinë të bëjnë bakllava, por të hanë po. Në studio, ato tregojnë “aftësitë” e tyre në kullufitjen e ëmbëlsirës simbol të tryezës së festave të fundvitit.