Në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj nga dritarja, një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen.
Ambra Seferi, sipas mediave italiane, kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll.
E shqetësuar se djali i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të futej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.
Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital 24-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili ku Ambra jetonte prej dy vitesh.