Në 8 dhjetor transmetuam problemin e djalit të vogël 2 muajsh Xhoel Blloshmi, i lindur me një problem në zemër. Xhoeli ka nevojë për një operacion sa më parë, pasi rrezikon jetën, si pasojë e aortës kryesore, që ndodhet në anën e kundërt të zemrës.Operacioni, transporti dhe trajtimi pas ndërhyrjes kushtojnë 35.000 €. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” hapën një gofoundme, për ndihmuar engjëllin e vogël, që t’ia dalë.Sot i rikthehemi këtij problemi, pasi paratë u mblodhën dhe Xhoeli i vogël u nis drejt Italisë për ndërhyrjen e specializuar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]