Ditën e sotme poilicia e Tiranë ka shoqëruar mbi 10 persona të dyshuar si autorë të grabitjes si dhe persona në djeni.
Raportohet se kanë qenë 5 persona të armatosur që tentuan të kryenin grabitjen në Prush, aty ku brenda banesës kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë.
Nga detajet e zbardhura sot mësohet se ka qenë djali i mitur, nipi i familjes i cili ka mundur të dalë pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë.
Një patrullë me dy efektivë kanë mbërritur shumë shpejt teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë. Kur ka ardhur policia ka tentuar t’i ndalojë, por dy prej grabitësve janë larguar në mal dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën.
Policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur.
Ndërkohë 3 grabitësit e tjerë janë përplasur me efektivët. Njëri efektiv është përplasur me makinë gjatë largimit, dhe për pasojë është dashur edhe ndërhyrja mjekësore, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime serioze.
Në banesë grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të kryer këtë grabitje.