Jemi në fshatin Kuc të Vlorës, në shkollën “Memo Meto”, ku në datën 18 tetor 2023, në ambientet e shkollës, dy mësuese janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por situara ka degjeneruar edhe në dhunë fizike. Blerina Muca, mësuesja e biokimisë, tregon, se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj, është regjistruar nga mësuesja e anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e videos. Më pas mësuese Blerina thotë, se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin, se mban syze optike, është beqare, apo duke e akuzuar, për raporte intime me persona të ndryshëm.Një debat i nisur në furgonin e transportit, ka shkuar në pikën, që në ambientet e shkollës, mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet. Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës.Në fakt ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është cuar as në Zva dhe as në Drap.Ne ishim në shkollën “Memo Meto”, por mësuese Irma fillimisht u fsheh e më pas nuk pranoi, që konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës.
Për sherrin verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuc të Vlorës, morëm edhe versionin e arsimtarit tjetër, me të cilin ka ndodhur debati fillestar, që ka qenë dhe zanafilla e këtij konflikti.Ai pranon, se gjithcka nisi pasi mësuese Irma fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore.Një nxënës gjithashtu pohon, se ka qenë Irma Yzeiraj, që ka nisur debatin dhe i ka thyer syzet koleges Blerina.Madje kjo e fundit shkon edhe më tej, kur thotë, se Blerina është me probleme serioze të shëndetit mendor dhe bën magji.Për këtë situatë ne iu drejtuam Drap Fier, që na tha, se janë marrë masat për paralajmërim për largim nga puna për të dyja arsimtaret e përfshira në konflikt. Por një ditë pasi ne ishim në shkollën “Memo Meto”, në këtë institucion u bë një mbledhje, pse grupi ynë i xhirimit ishte futur në shkollë, mbledhje, që nuk u bë kurrë për sherrin dhe dhunën ndaj mësueses.Arsimtarët kanë firmosur nga një deklaratë, ku thuhet, se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Por për përmbajtjen e deklaratës, firmëtarët nuk dinë gjë, pasi thjesht janë detyruar të nënshkruajnë.