Gjykata e Gjirokastrës la në burg pa afat shoferin 36 vjeçar nga Këlcyra i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur teksa e transportonte nga fshati për në shkollën e qytetit.
Nikolin Jaçe, u vu në pranga pas pas denoncimit nga vajza.
Në seancë 36-vjeçari qëndroi i heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për akuzën që rëndon ndaj tij.
Mbrojtësja ligjore kërkoi liri pasi tha se prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat.
Por togat e zeza vendosën ta mbajnë në qeli deri në përfundim të hetimit.
36-vjeçari, shofer furgoni, dyshohet se e ka ngacmuar të miturën gjatë kohës që e transportonte nga fshati ku ajo banonte drejt shkollës 9-vjeçare të Këlcyrës.
Shqetësimin vajza fillimisht ja ka shprehur mësueses kujdestare dhe së bashku me të dhe në prani të psikologut kanë bërë kallëzim në policinë e Përmetit.
14-vjeçarja gjatë dëshmisë ka treguar se shoferi i furgonit kishte ngacmuar me fjalë e veprime të pahijshme për gati një vit!
Për zbardhjen e rastit policia ka marrë në pyetje mësues dhe nxënës të shkollës si dhe familjarë të të miturës