Edukatorja e kopshtit “Stinët” është arrestuar pasditen e së enjtes.“Stop” ka mësuar, se Instituti i Mjeksisë ligjore, ka kryer ditën e mërkurë eksperimentin, për mënyrën, sesi vajza e vogël 3 vjecare, përfundoi me këmbë të thyer, pasi prindërit e cuan si cdo ditë në kopshtin privat “Stinët”. Konkluzioni i dorëzuar në prokurori, përmban faktin, se ka ndodhur një frakturë, e shkaktuar nga tërheqja dhe presioni në këmbën të majtë të vogëlushes. Nga ana tjetër mësohet, se edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet e ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, dosjen për 2 efektivë të Komisariatit nr. 1. Sot tregojmë me video, sesi e menaxhuan edukatoret dhe drejtoresha, situatën pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3 vjecare.Një tjetër dëshmi e një nëne ka mbërritur në redaksinë tonë për kopshtin “Stinët”. Zonja tregon, se e kishte fëmijën në këtë kopsht për rreth një vit. Ajo thotë, se e mori një ditë djalin me vesh të mavijosur dhe fëmija i tha, se ia kishte shkulur edukatorja. Por kjo e fundit deklaroi, se fëmija ishte bërë me bojë. Mavijosja vazhdoi për një javë dhe zonjës iu mohuan kamerat e sigurisë.

Parlamenti ditën e sotme u mbush sërish me tym, pasi opozita nuk lejoi as sot mbajtjen e seancës normale.Ne kemi risjellë një poezi të poetit gjerman Herman Hesse “në mjegull”, për të ilustruar atë, që nodhi sot në sallën e të zgjedhurve.