Ra nga skela teksa punonte në Dhërmi, ndërron jetë në spital 40-vjeçari

Ka ndërruar jetë 40-vjeçar i cili pasditen e sotme në Dhërmi ra nga skela e ndërtimit ku po punonte në një objekt.

Artan Ndini dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia.
Fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga rënia.

Të Fundit