Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 14 drejtues mjetesh për drejtimin automjeti në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave javë:
– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 19 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.