Mbyllet me fitore ndeshja Shqipëri-Çeki, ku kuqezinjtë na dhuruan 3 gola spektakolarë kundër Çekisë që nuk arriti të shënonte.
Kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për të luajtur kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024.
Nga tre gola të shënuar, golin e parë e shënoi në minutën e ‘9 Jasir Asani.
Seferi i dhuroi kombëtares dy gola një në minutin e ’51 dhe tjetrin në minutin e ’73.
Tentativë për gol pati edhe nga ana e Çekisë, kur numri 10 Chytil arriti të godiste portën, por goli i tij i bërë me dorë, bëri që ky i fundit të largohet me karton të kuq.
Më poshtë tabela e pikëve:
Shqipëria 13 pikë
Polonia 9 pikë
Ccekia 8 pikë
Moldavia 8 pikë
Ishujt Faroe 1 pikë