Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. I plagosur rëndë ka mbetur një burrë rreth të 40-tave i cili udhëtonte me motor së bashku me të bijën e tij.
Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se mjeti që i përplasi drejtohej nga një 18-vjeçar dhe miku i tij të cilët u futën në parakalim të gabuar duke u përplasur me 40-vjeçarin dhe të bijën të cilët udhëtonin me motor.
Drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa e bija 15-vjeçare ka pësuar thyerje.