Disa herë emisioni “Stop” ka publikuar rastin e Elidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe hipotekës së Vlorës. Cështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Elidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e Aluiznit dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga Detyrim Paraqitjeje në Arrest Shtëpie. Ne kemi parë, sesi në 12 janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve, që iu rrëmbye prona, denoncoi këtë fakt. Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat. Pasi gjyqtari Enkel Peza pushoi akuzat për 16 personat, që në seancën paraprake, familja Koka e apeloi dhe fitoi dy shkallët, Apelin dhe të Lartën, të cilat vendosën, që 16 personat e akuzuar të dënohen. Në këtë fazë cështja vjen sërish në Gjykatën e shkallës së parë Vlorë, ku rikthehet favorizimi dhe zvarritja.Gjyqtari Hektor Sinanaj hapur ka ndryshuar orarin e seancës nga 12:30 ne 12:10, një kelckë, që e përdori, që prokurori i cështjes të mos paraqitej në gjyq dhe seanca të shtyhej sërish.
- +355 67 220 8888
- [email protected]