Dashamir Laçi, një banor nga Sukth katund, tregon, se në muajin shkurt 2022 vuri panele diellore, pasi mori leje dhe konfirmim për lidhje 3 fazore. Në këtë mënyrë ai vuri 48 panele në taracën e shtëpise dhe dyqanit.Jo vetëm, që Dashamiri nuk ia pa hajrin paneleve, por u mbifaturua. Energjia nga 360 mijë lekë, i shkoi mbi 800 mijë lekë.Në këto kushte, Dashamiri nisi ankesat. Me rradhë e vizituar 5 grupe nga OSHE-ja, nga Shijaku e Durrësi, por nuk zgjidhën gjë.Në u interesuam në Zyrat e OSHEE Shijak, ku specialisti Albert Bezaku, tha, se fotografisti e ka bërë gabim foton, për shkak të këndit të dritës. Por në fakt gabimin e ka bërë specialisti, që ka hedhur të dhënat.Në zyrat qendrore të OSHEE-së na premtuan zgjidhjen e problemit të mbifaturimit për Dashamir Lacin.
Një qytetar ka bërë një video me celular, kur tregon shkurre e bimë të shkulura në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë.Qytetarë të tjerë kanë sjellë në redaksinë tonë pamje të plehrave në disa lagje të kryeqytetit si “Grigor Gjirokastriti” apo “Llambi Budurushi”. Në Bulqizë është krijuar në mënyrë natyrale një shatrivan i ri. Ndërsa në zonën e Vollgës në Durrës, ujrat e zeza janë sheshit, madje shërbejnë edhe për zogjtë për të shuar etjen. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Jemi në Fier me qytetarin Fran Ukcamaj, për problemin e zonjës së tij Liljana Ukcamaj, me statusin e para e tetraplegjikut. Zonja e ka fituar këtë status në korrik 2022. Por nga korriku e deri në dhjetor 2022, Frani nuk ka mundur të tërheqë as pagesën e paraplegjikut e as të kujdestarit, për shkak të kleckave, që i nxjerr banka. Nga janari pagesa i kaloi në postë normalisht, por problemi janë 6 muajt e kaluar, ose mbi 2 milionë lekë të pamarra.Nënkryetarja e bashkisë së Fierit, Eleni Gjikondi, flet për një pengesë, që kanë hasur pas kthimit të lekëve nga banka, pasi bashkia e ka të pamundur t’i përdorë pa miratimin nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetsisë. Gjikondi premtoi, se në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak do përpiqen t’i japin zgjidhje problemit të zotit Fran Ukcamaj.