Video e rëndë| Ekuipazhi i anijes në Greqi shtyn pasagjerin në det, vdes 36-vjeçari

Ekuipazhi i anijes “Blue Horizon” ka shtyrë në det një pasagjer i cili tentoi të hynte në bord dhe ishte me vonesë. Pikërisht në momentin kur anija po nisej, burri ka hipur dhe dy pjesëtarë të stafit e kanë larguar.

Pasagjeri ka rënë në det dhe dallgët e krijuara nga motorët e anijes i kanë sjellë si pasojë vdekjen.

Kjo skenë e frikshme e 36-vjeçarit me ekuipazhin e anijes është publikuar nga media greke Protothema.

 

 

Anija ishte gati për nisje nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë.

Viktima humbi ekuilibrin dhe pavarësisht luftës me dallgët që krijuan motorët e anijes nuk ja doli të mbijetonte.

“Njoftojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi që morën pasagjerët e anijes Eliros aty pranë, ndërsa “Blue Horizon” ishte urdhëruar të kthehej në portin e Pireut.

Pavarësisht se ekuipazhi dhe bordi drejtues e përjashtuan veten nga përgjegjësia, kapiteni dhe stafi u arrestuan.

Dëshmitarët okularë pohuan se skena ishte e tmerrshme dhe burri ka vdekur për faj të ekuipazhit.

Kompania pronare e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

Të Fundit