Rama ndan statistikat: Shqipëria e para në Evropë për fluksin e turistëve brenda një jave!

Statistikat e shpërndara nga rrjeti “Eurocontrol” e rendisin Shqipërinë në vend të parë me fluksin më të madh të vizitorëve në Europë nga data 9 deri më 15 Gusht e këtij viti.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili e ka shpërndarë këtë bilanc pozitiv në rrjetin e tij social “Facebook” duke e cilësuar 2023-in si fantastik dhe një kthesë të madhe në kohë për vendin.

Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

 

Kujtojmë se muaji Gusht ka nisur me një numër rekord të ardhjes së turistëve në vend, veçanërisht nga Italia. Të shumta janë mediat e huaja prestigjioze që i kanë kushtuar artikuj maleve, traditës, historisë e plazheve të Shqipërisë

Të Fundit