Kuvendi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetaj, Rama: Do të flas sot në orën 18:30

Pasi Kuvendi i hapi rrugë kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt, Kryeministri i vendit ka lajmëruar në rrjetin e tij social Twitter se do të dalë me një deklaratë për opinionin publik sot në orën 18:30.

“Pasdite në 18:30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan kreu i qeverisë.

Sot në Kuvend u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e lirisë së Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij me 117 vota pro. Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm, ashtu sikurse edhe kryeministri Edi Rama, votuan pro. Ky i fundit zgjodhi të mos fliste gjatë seancës plenare ku të dyja palët politike paraqitën raportet e tyre për çështjen e Ahmetajt.

Të Fundit