Jashar Maja i cili u dhunua ditën e djeshme në konfliktin për gurore ka treguar në një intervistë për media.
Më herët u publikua edhe një video ku anëtarë të fisit Rraja, shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.
Jashar Maja tha se ky konflikt kishte nisur për shkak të gurores, pasi banorët e zonës kishin protestuar rreth dëmeve që po u bëhen shtëpive të tyre për shkak të saj.
“Ne ishim në autostradë në rrugën fushë Krujë, Thumanë, po pinim kafe me kushëririn tim Bilbili. Kemi thirrur edhe inxhinerin e firmës për kafe. Kemi bërë muhabet për të se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje për minat. Kjo gurore ka dëmtuar shtëpitë. Ka 4-5 muaj që operon në këtë zonë, janë dëmtuar të gjitha shtëpitë këtu, kemi bërë kallëzim në polici 3 apo 4 herë, por nuk janë marrë masa”,-tha Jashar Maja.
I pyetur se cilët ishin personat që e dhunuan ai tha:
“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.
Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja m aka borxh.
Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”,-tha Jashar Maja.