“Më jep 1000 Euro, se do ta jap më shpejt” me çfarë e gënjeu mashtruesja qytetarin

Një denoncues anonim tregon, se para disa muajsh ishte interesuar, që të merrte vizë në Ambasadën Gjermane. Një mik i tha, se një grua me emrin Erla dhe Kristina Bajram Bodi, mund t’ia përshpejtonin vizën. Kristina i kërkoi disa herë pagesa dhe në total denoncuesi pagoi 1100 euro.Më pas gjithcka vijoi me premtime, justifikime e gënjeshtra.Në një email qytetarit iu kërkua nga Kristina, që të paraqitej për takim në ambasadën gjermane, por atje nuk kishte asnjë të dhënë.Në këtë moment, qytetari kërkon paratë dhe pasaportën mbrapsht.Madje ai i thotë, se tani do ta zgjidhë problemin me emisionin “Stop”.Brenda 24 orësh qytetari merr paratë dhe pasaportën, që rrinte prej 3 muajsh në sirtarët e ambasadës gjermane. Kjo e fundit tha, se nuk ishte rasti i parë i ankesave për zonjën Kristina Bodi.

Të Fundit