Mark Qehaja, themelues i shoqatës shqiptaro-amerikanë në New York tha gjatë një interviste për media se, komuniteti shqiptar vlerësohet si elita më e ndritur në Nju Jork.
Sipas tij, Nju Jorku është vendi ku shqiptarë e gjejnë veten më mirë se kudo në botë.
“Është vendi ku shqiptarët e gjejnë veten më mirë se kudo në botë. Unë e them nga eksperienca ime, kam ardhur në një moshë jo të re dhe jam ingranuar me familje, punoj dhe jetoj dhe jam njësoj si amerikanët dhe nuk ka asnjë veçim, vetëm se marrim pjesë në të gjitha aktivitet që zhvillon Amerika.
Nga ana tjetër nuk ka festë që bëjnë shqiptarët këtu që nuk nderohen nga kreu i bashkisë dhe senatorë e ish-senatorë”, tha Qehaja.