Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika tha në një intervistë për media se Shqipëria vuan për çobanë dhe traktoristë.
Ajo u shpreh se për këto dy profesione marrin punonjës nga Nepali, të detyruar pasi nuk ka në vendin tonë.
“Deri tani nga tregu shqiptar kam vetëm kërkesa për çobanë dhe traktoristë, nuk ka. Ose do t’i marrësh nga fshatrat e thella të Gramshit, të Librazhdit, i preferojnë një pjesë e Shqipërisë t’i marri nga andej, por edhe andej s’ka më fshatarë që të kujdesen për fshatrat e tjerë sepse kujdesen për vetë tokën e tyre ose do t’i marrin pastaj, disa preferojnë vende si Turqia, ose Nepali. Çobani paguhet me rrogën minimale, varet edhe për sa krerë do të kujdeset, ndërsa traktoristi te 500 euro,” – u shpreh Zika.
Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj në Peqin. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, një i ri humbi jetën pasi duke punuar tokën me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.
Çdo vit, më shumë njerëz vdesin gjatë punëve të bujqësisë sesa kur shërbejnë si oficerë policie, zjarrfikës ose reagues të tjerë të urgjencës. Byroja e Statistikave të Punës në SHBA raporton një normë prej 23 vdekjesh të lidhura me punën për 100,000 punëtorë në industrinë bujqësore. Kjo është shtatë herë më e lartë se mesatarja kombëtare për punëtorët e tjerë.