Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Lajmi bëhet i ditur nga Klan News. Sipas të njëjtave burime, Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv.
Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 Qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet e komunikimit elektronik. Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë
Vajza që shihet në videon intime është Alma Kaçi, e cila prej ditës së sotme ndodhet në “arrest shtëpie” pasi është kapur në Shkodër. Në bazë të videove të publikuara më herët, Kaçi i ofron seks oral në këmbim të tenderit të qenve. Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut.
Safet Gjici akuzohet nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” ndërsa Alma Kaçi akuzohet për “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.