Shqiptarja martohet me të riun serb në Leopsaviç, kalojnë para protestuesve: Ndihem serbe tani!

Një shqiptare është martuar dje në Leopsaviç me një shtetas serb, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre që kishte nisur pas një takimi në Durrës.

Mira Dreaj dhe Dejan Slavkoviç u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë. Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviçit, madje edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është strehuar edhe kryetari i komunës Lulzim Hetemi.

Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

“Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri që kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’, tha Mira.

Të Fundit