Javën e kaluar në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan një mësues ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë. Videoja e filmuar përmes derës së hapur të klasës bosh është publikuar në rrjetet sociale.
Mësohet se Valentin Selmanaj është mësues i edukimit fizik. Siç shihet nga pamjet ai ka kapur në fytyrë për ta puthur më pas, një vajzë 12-vjeçare.
Nxënësi që ka xhiruar, e ka denoncuar ngjarjen edhe në polici.
Mësuesi është arrestuar menjëherë pasi është kthyer në Kosovë, nga një ekskursion me nxënës dhe kolegë në Shqipëri.