Vrau me sende të forta shqiptarin në Gjermani, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit fizik në automjet i është gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine. Polici tha se u vu në pranga shtetasi A.M. 34 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Shtetasi A. M., në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit