Prokuroria e Posaçma ka dhënë këtë të hënë pretencën për inceneratorin e Fierit. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, Koka do të vuaj 6 vite e 8 muaj burgim nëse shpallet fajtor.
Ndërkohë që për Sekretarin e Përgjithashëm të Ministrisë së Mjedisit akuza ka kërkuar 7 vite burg, që shkon në 4 vite e 8 muaj, pas gjykimit të shkurtuar.
Për Arben Dervishaj, ish-supervizorin që akuzohet për falsifikimet e situacioneve, SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Nëse shpallet i fajshëm ai do të duhet të kalojë në qeli 2 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar.
Pretenca për të akuzuarit e tjerë, pa llogaritur gjykimin e shkurtuar:
Pëllumb Abeshi 4 vjet
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjey
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian Zifla 4 vjet
Çështja është veçuar për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, të cilët do gjykohen me gjykim të zakonshëm.