Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak thotë se plan i tij për të ndalur fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Angli, po funksionon.
Sipas tij, varkat e vogla që mbërrijnë në brigjet britanike janë rralluar, fenomen që është ulur në 20%.
Sunak foli edhe për marrëveshjen me Shqipërinë.
“Numri i anijeve të vogla shqiptare që vijnë në Britani ka rënë në pothuajse 90% dhe tashmë po pranojnë 1 në 50 kërkesa për azilantët shqiptarë. Më parë ky raport ka qenë 1 me 5”, tha Kryeministri britanik Sunak në një konferencë shtypi.
Sunak i kërkoi parlamentit britanik që të miratojë një tjetër projektligj të qeverisë së tij që do të mundësojë ndalimin dhe dëbimin më të shpejtë të emigrantëve që shkojnë në Britani me varka të vogla dhe kthimin e tyre në vendet e origjinës.