Përballja mes Tiranës dhe Bylisit e vlefshme për javën e 35 të Superligës u mbyll 2-2 pas golit të barazimit të Bylis me 11 metërsh.
Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar pasi tifozët u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat pas akordimit një penalltie kundër skuadrës së Tiranës.
Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët të cilët sulmuan me grushte e shkelma arbitrat e ndeshjes.
Java e fundit zbulon kampionin teksa Tirana dhe Partizani ndajnë nga 64 pikë. Fitorja e Partizanit e shpall automatikisht kampion, kjo për shkak të ndeshjeve direkte ndaj bardhebluve.