Denoncuar nga Stop/ 3 mijë euro për një certifikatë pronësie, e pësojnë keq punonjësit e Kadastrës (VIDEO)

Me 10 Maj 2022 emisioni “Stop” denoncoi korrupsionin ne Kadastren Sarande, i cili kalon ne disa rrjete sekseresh,zyrtare dhe jo te tille. Per legalizimin e hotelit fillimisht ne 2018 nepermjet nje sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha i cili i premtoj qe do i nxirrte legalizimin e hotelit por nuk e beri duke e zvarritur per 3 vite. Me pas nepermjet hotelit te tij, u njoh me nje cift nga Tirana, te cilet i premtuan se do t’ia legalizonin hotelin, me ane te njohjeve qe kishin nga puna ne administraten e shtetit. Shoferi Hamza Tola, i premtoi se me 2000 euro do t’i nxirrte legalizimin pasi njihte drejtuesin e Kadastres Sarande.Pasi pagoi shifren e kerkuar, hoteli u legalizua brenda tre javeve. Por sekseri kerkoi 2500 euro sepse sepse shefi i tij ne Ministrine e Drejtesise kishte dale tek Stopi dhe leket i duheshin urgjent! Gruaja e Hamza Toles pranon faktin e ryshfetit madje tregon dhe lidhjet por duke thene se tani nuk munden me ta ndihmojne dhe duhet te gjeje seksere te rinj per te nxjerre Hipoteken.

Pas 3 vitesh denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pasha ish-drejtorin e legalizimit qe tani ne Kadaster punon si specialist, kete here i kerkon 4000 euro per nxjerrjen e hipotekes se hotelit . Laerti premton pas takimit qe do flase me hartografin Saimir Brahon kundrejt ryshfetit per 4000 euro, duke i kerkuar denoncuesit 1000 euro kapar.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 4 persona të akuzuar se nëpërmjet ryshfetit jepnin certifikata pronësie.

Pas denoncimit te Stop, behet me dije se me2 vite burg është dënuar ish-juristi i Sarandës, Laert Pasha, i cili akuzohet se merrte 3 mijë euro ryshfet për të shpërndarë certifikata pronësie. Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar, Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.

 

Ndërkohë Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive.

 

Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove. Për sa i përket pronarit të hotelit në Sarandë, i cili tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë është dënuar me 16 muaj shërbim prove.

Ata akuzohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë monetare që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Të Fundit