Doli i treti në Tiranë, Arlind Qori: Do të garojmë në të gjithë vendin në vitin 2025

Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ishte i ftuar këtë të enjte në Euroneës Albania, ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Qori tha se pozicionimi i Lëvizjes Bashkë si forcë e tretë në Tiranë, është diçka të cilën e priste pasi Partia Demokratike zyrtare shihej mjaft qartë që ishte në degradim.

Ai zbuloi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Lëvizja Bashkë do të garojë në të gjithë vendin, madje nënvizoi se emri i tij nuk do të jetë i pari në listën për deputet në qarkun e Tiranës.  Kjo sipas tij për të treguar se ai nuk lufton për poste komode.

“Në vijim do bëjë intensivisht atë që kam bërë më përpara se të fillonte fushata elektorale por me një intensitet më të lartë. Aktivizëm për të drejtat e qytetarëve, punëtorëve, studentëve, dyqanxhinjëve e shumë të tjerëve. Lëvizja Bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë të të gjithë vendin, ndërkohë që në zgjedhjet e ardhshme bashkiake Lëvizja Bashkë do të garojë në të gjitha bashkitë. Ky është synimi ynë. Unë di t’iu them që emrin tim nuk do ta gjeni të parin në listën e Tiranës. Unë nuk luftoj për një post komod, të ishte për post komod e kisha vendosur emrin në listin për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare unë do të jem kandidat, por nuk do të jem i pari në listën e Tiranës”, tha Qori.

 

Të Fundit