Një qen është cilësuar si hero në Japoni pasi i shpëtoi jetën një burri që po pësonte një atak në zemër duke dhënë alarmin me lehjen e tij të pandërprerë.
Koumes, një qenushe 5-vjeçare, iu dorëzua një letër zyrtare mirënjohjeje nga zyrtarët lokalë të zjarrfikësve në një ceremoni të veçantë muajin e kaluar për punën e saj të guximshme në një klub kalërimi në Wakaba-ku, Chiba City, shkruan CNN.
Sipas klubit të kalërimit, një burrë rreth të pesëdhjetave u rrëzua në parkun e kalërimit më 25 shkurt. Koume, një qenush zakonisht i qetë, ngriti alarmin me lehjet e saj, të cilat më pas i lejuan njerëzit të nxitonin në ndihmë të burrit.
“Koume është zakonisht i qetë dhe leh vetëm në rrethana të rralla”, tha Yuna Maruo, një instruktor kalërimi 23-vjeçar që mori pjesë në shpëtimin e burrit atë ditë. “Por kur lind një emergjencë, Koume leh”.
Departamenti i Zjarrfikësve në Wakaba tha se trajtimi për shpëtimin e jetës mund t’u jepet viktimave të sulmit në zemër nëse njerëzit janë vigjilentë ndaj “ndryshimit më të vogël”.