Jemi me një të ri në Tiranë, i cili tregon, se në 4 prill 2023 i kanë marrë lejen e qarkullimit në orët e parë të mëngjesit. Sipas policisë, i riu nuk ka ndaluar në afërsi të Zogut të Zi. Ndërkohë djali dëshmon, se ka qenë në zonën e bllokut që në orën 22 të mbrëmjes të 3 prillit dhe në orën 00.50 e ka parkuar makinën në një parkim privat në zonën e ish-bllokut. Nga aty e ka marrë makinën në orën 03.30 të mëngjesit të 4 prillit. “Stop” ka siguruar pamjet filmike nga subjekti privat, që tregojnë se makina ka qenë aty në kohën, kur ka marrë gjobë, heqje leje qarkullimi dhe 6 muaj pezullim patente.
Një nga surprizat e fushatës së socialistëve ishte kënga “ecim përpara”, që është dhe slogan për këto zgjedhje lokale. Erion Veliaj tha në studion e Klan Neës, se një prej këngëtarëve të atij krijimi ka qenë mikrofonist në Tv Klan.Edi Rama ishte dje në Durrës, ku takoi mes të tjerëve edhe një mjeke, e cila sapo ka përfituar nga rritja e pagës.Rama e këshilloi mjeken, që tani, pasi iu rrit rroga, t’i bjerë lopatës dhe të mbjellë pemë.Seanca gjyqsore ndaj noterës Majlinda Lleshi dështoi sërish dje, pasi policiët e patrullës, që u thirrën në kushtë flagrance, nuk u paraqitën të dëshmojnë.
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka trajtuar rastin e18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjeksia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë, që ka ndodhur me të riun e ndjerë.E vetmja zgjidhje, që kjo cështje të zbardhet, është dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, të pandikuar nga Mjeksia Ligjore në Shqipëri.