Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se Korça dhe Gjirokastra prodhojnë qumështin më të mirë në Shqipëri.
Ndërkohë, ai sqaroi se qumështi që blihet në dyqan është më i mirë se ai që merret nga fshatarët sepse është i nevojshëm përpunimi.
“Korça, Gjirokastra prodhojnë qumësht të mirë sepse është vend i ftohtë dhe ushqimi bëhet më ngadalë. Rendimenti është më pak i madh. Prapë, varet nga lloji i tufës që ke. Për shembull, djathi i Libohovës, janë nënprodukte të qumështit që japin cilësi shumë më të mirë,” – u shpreh Sinani.
Ka disa studime që tregojnë se qumështi mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Njerëzit nuk duhet të pinë qumështin e kafshëve, veçanërisht pas moshës së ushqyerjes me gji (pas foshnjërisë). Trupi i njeriut zakonisht fillon të humbasë aftësinë e tij për të tretur laktozën pas foshnjërisë në një proces të njohur si malabsorbimi i laktozës.