Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar, mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ambasada e SHBA njoftoi se gjatë takimeve, zyrtari DASH nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderëve të sigurojnë së kandidatët që garojnë në 14 maj të përmbushin kërkesat e ligjit.
Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.
Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.