“Dje ishte vatër ndotje, sot sërish lumë” Rama publikon pamje nga transformimi i Gjanicës

Kryeministri Edi Rama thotë se lumi Gjanicë tanimë ka pësuar një transformim urban dhe mjesidor.

Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi disa foto nga kantieri ku po zhvillohet faza e dytë e punimeve.

Sipas Ramës, Gjanica ishte kthyer në një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin e Fierit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është sërish lumë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

 

Të Fundit