Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me makinën, të cilën e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu i riu është gjobitur me 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Njoftimi i policisë:
Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.