Kursimi është çelësi, por çdo moshë ka rregullin e vet të kursimeve. Kursimi i parave nuk është diçka e lehtë dhe sigurisht jo të gjithë mund ta bëjnë. Që një njeri të kursejë nuk është vetëm çështje pasurie, por edhe çështje disipline.
Sa herë keni parë llogarinë tuaj bankare, duke u ndjerë në ankth se “diçka nuk shkon”? Paratë që keni mund të duken pak ose shumë, në varësi të nevojave tuaja ose qëllimeve tuaja.
Megjithatë, nëse mund të themi se pandemia ka bërë diçka të mirë, është se ka bërë që disa njerëz të qëndrojnë më shumë në shtëpi, duke kursyer disa para për të realizuar planet e tyre në të ardhmen, si udhëtime apo projekte të reja biznesi.
Dhe tani vijmë te një pyetje themelore, e cila nuk ka një përgjigje specifike.
Sa para duhet të kisha kursyer në të 30-at, 40-at ose 50-at e mia?
Edhe pse po flasim për një çështje shumë personale, revista TIME u përpoq me ndihmën e disa ekspertëve financiarë të jepte një përgjigje.
Pra, sipas ekspertëve të TIME, në çdo dekadë të jetës sonë, duhet të lëmë mënjanë një shumë të caktuar, e cila është afërsisht e barabartë me pagën tonë vjetore.
Pra, nga të 20-at apo 30-at, do të ishte mirë të kishim arritur të linim mënjanë një herë pagën tonë vjetore.
Në dekadën e ardhshme, 30-40, sipas hulumtimit të TIME, kjo shumë duhet të trefishohej. Sigurisht, siç u theksua, kjo është edhe dekada më e “shtrenjtë” e jetës sonë, pasi shumë vendosin të martohen, të blejnë një shtëpi apo një makinë.
Në të 40-at dhe 50-at shuma fillestare duhet të ishte gjashtëfishuar, ndërsa në të 50-at dhe 60-at synimi është që paga e tyre vjetore të jetë tetëfishuar.
Pas të gjashtëdhjetave dhe në moshën e pensionit, supozohet se dikush do të ketë arritur të lërë mjaftueshëm para mënjanë, në mënyrë që të mos shqetësohet për të bërë të gjitha gjërat që dëshiron për kaq shumë vite.