“Kriminelët shqiptarë e gjetën krimin këtu”, kështu është shprehur këtë të Premte Kryeministir i vendit Edi Rama në bashkëbisedimin që u zhvillua në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare në Angli.
Sipas Ramës, i gjithë tregu i madh i drogës dhe krimit është në Britaninë e Madhe dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët që kanë kryer veprimtari të tilla kanë emigruar atje.
“Nëse kufijtë britanikë mbyllen është e gabuar, por nuk më takon mua të vendos. Problemi është të mos i lëmë të rinjtë shqiptarë të shfrytëzohen nga kriminelët, pika e parë. Pika e dytë, nuk duhet lënë ky komunitet fantastik shqiptaro-britanik që të jetë nën presion e disa mollëve të kalbura që janë vërdallë. Megjithatë, thënë kështu, kriminelët shqiptarë e gjetën krimin këtu, nuk e sollën. Ata nuk e sollën drogën këtu, gjetën tregun këtu, ndaj erdhën këtu. Është një treg i madh, i krimit, drogës dhe gjithë të këqijave. Kjo është e vërteta. Pra, kur thuhet se ne po fshijmë krimin duke dënuar kriminelët shqiptarë, kjo është propagandë.
Edhe ne jemi të interesuar t’i godasim ata, nëse homologët britanikë do të na ndihmojnë dhe do të ndjekin atë çfarë u themi kur bëhet fjalë për shqiptarët, kjo do të jetë e suksesshme. Përshembull Dua Lipa është këngëtare britanike, kurse ai me barkë është një kriminel shqiptar. Jo! Dua Lipa është një emigrante shqiptare që këndon si një shqiptaro-britanike, e njëjta gjë vlen dhe për atë djalin që vjen me barkë. Pra, çdo gjë e mirë që ne sjellim këtu është britanike, çdo gjë e keqe është shqiptare. Jo nuk funksionon kështu!”, tha Rama./